Video/ Shëtitja e fundit e 11 vjeçares që ra nga shkëmbi
Trupi i pajetë i një 11 vjeçareje është gjetur në shkëmbinjtë në bregdetin e Chania, që ndodhet në Ishullin e Kretës, Greqi.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur 2 ditë më parë.
Më herët familja e 11 vjeçares kishte njoftuar policinë se e bija kishte dalë për shëtitje pas orës 20:00 të mbrëmjes dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi, raporton CNN Greece.
Menjëherë policia filloi kërkimet për vajzën, deri sa gjetën trupin e pajetë në shkëmbinjtë.
Mësohet se ka vajza ka rënë nga një lartësi e madhe, nga ku gjeti vdekjen fatale.
Në mediet greke qarkullon një video nga kamerat e sigurisë, ku duket 11 vjeçarja duke ecur në drejtim të detit.
Në video vërehet vajza duke mbajtur një qese në dorë, pasi sipas informacioneve 11 vjeçarja me të dalë nga shtëpia kishte shkuar në supermarket.
