Fëmija 12-vjeçar i vë flakën qenit endacak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2021, 10:01
Një qen endacak është sulmuar brutalisht nga një fëmijë 12 vjeçar, duke i shkaktuar djegie të rënda në të gjithë trupin.
Qeni është gjetur më pas nga kalimtarët në rrugë, të cilët e dërguan në spitalin e kafshëve nga ku mori trajtimin e duhur nga veterinerët.
Autoritete thonë se fëmija e kishte bërë atë veprim duke menduar se po luante me qenin, raportojnë mediet e huaja.

Ngjarja ka ndodhur në Misisipi, SHBA.
Megjithatë çështja është mbyllur, nuk do të ketë asnjë pasojë ligjore për fëmijën, meqenëse legjislacioni i vendit nuk lejon që fëmijët nën moshën 12 vjeçare të ndiqen penalisht.

