U vaksinua me AstraZeneca, prezantuesja e BBC humb jetën nga mpiksja e gjakut
Prezantuesja e BBC, Lisa Shaw vdiq në spital, për shkak të mpiksjes së gjakut që pësoi pasi mori vaksinën AstraZeneca, tregon familja e 44 vjeçares, sipas Daily Mail.
Lisa Shaw zhvilloi dhimbje koke të forta një javë pasi kishte marrë vaksinën dhe u sëmur rëndë disa ditë më vonë, zbulojnë familjarët e prezantueses.
44 vjeçarja vdiq në spitalin 'Royal Victoria Newcastle', të premten pasi ishte trajtuar në kujdesin intensiv për mpiksjen e gjakut dhe gjakderdhjen.
Vërtetimi i vdekjes rendit vaksinën si një nga faktorët e mundshëm, por nuk përcakton shkakun konkret të vdekjes.
Dokumenti pritet që të lëshohet vetëm pas hetimit përfundimtar të shkakut të vdekjes. Nuk dihet nëse prezantuesja vuante nga sëmundje tjera bashkëshoqëruese.
Në një deklaratë të lëshuar nga familja e Shaw ata thonë: "Jemi të shkatërruar dhe kemi një boshllëk të madh, që nuk do të mbushet kurrë. Ne do ta duam dhe do të na mungojë gjithmonë."

