Kikia: Berisha ka audiencë pasi njerëzit perceptojnë se ai ka çelësat e PD-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2021, 22:25
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Mentor Kikia u shpreh se Berisha ka pritshmëri kur del në media, pas ka një perceptim se ai ka çelësat e PS-së.
Kikia: Mendoj se Berisha do të mbetet si një person që do të prodhojë audiencë, pasi njerëzit kanë pritshmëri, sepse mendojnë se Berisha ka çelësat e PD-së dhe perceptohet se ai vazhdon ende që të drejtojë opozitën.
Tashmë çështja është nëse do të jetë berishizmi linja e PD-së tani e tutje? E ka në dorë Berisha këtë shkëputje apo vetë Partia Demokratike?
