Iranianët në Shqipëri/ Berisha: U hapa shtegun. Ja çfarë kërkova nga Amerika, Clinton më mbështeti
Ish-kryeministri Sali Berisha, shprehet se nuk ka pasur një ish-kryeministër apo ish-president që ka marrë vendim më pro-amerikane sesa ai.
Berisha: Besoj se në pushtet nuk gjen një ish-president apo ish-kryeministër që të ketë marrë vendime më pro amerikane se sa Sali Berisha. Disa prej tyre sensitive dhe jo pak. Në një kohë kur premtoja të merrja 8 ujgurë, shtetet më të mëdha të Europës merrnin dy ose asnjë. “
Në "PolitikOn" ka komentuar dhe strehimin e iranianëve në Shqipëri, teksa thotë se kërkesa e vetme që i ka bërë SHBA ishte që t’i nxirrnin nga lista e terroristëve. Sipas tij kjo gjë u mbështet asokohe edhe nga ish-sekretarja e shtetit amerikan Hillary Clinton .
Pyetje: Kemi disa mijë Iranian…?
Berisha: Kush i ka sjellë, kush e japi shtegun? Solla të parët 220. Kam bërë vetëm një kërkesë për iranianët, t’I nxirrnin nga lista e terroristëve se duke i mbajtur në listën e terrorizmit nuk mund t’I marrë. Sekretarja Clinton më tha se ke shumë të drejtë dhe kështu do të precedojë. Dhe pastaj do marrim një kontigjent të parë të shohim si do ambientohemi. Qeveria i mori dhe bëri shumë të drejtë, e mbështesë plotësisht.

