Aksi Thumanë-Milot/ Lulet dhe memorialet janë dëshmi e dhjetra aksidenteve rrugore

Lulet dhe memorialet, janë dëshmi e aksidenteve rrugore.

Aksi Thumanë-Milot, është kthyer në një rrugë e cila prodhon viktima.

Herë nga pakujdesia e këmbësorëve, herë nga pakujdesia e shoferëve dhjetëra të vdekur llogariten në këtë rrugë.

Edhe parametrat e rrugës, janë një problem vërtet shqetësues.

Këto janë shenjat që kanë mbetur pas aksidentit të pak ditëve më parë, ku humbën jetën 3 persona pasi mjeti me të cilin po udhëtonin ra në kanal.