E dënuar me 3 vite burg për mashtrim, arrestohet 32 vjeçarja që gënjente njerëzit përmes agjencisë turistike
Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme, 32 vjeçaren nga Vlora, Marida Shehi, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetases Marida Shehi., 32 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”.-njofton policia.
Ajo së bashku me bashkëshortin e saj Saimir Shehi 34 vjeç u shpallën në kërkim në vitin 2017 pasi u kishin shitur bileta të pavlefshme një familjeje që do të udhëtonte drejt Italisë.
Sajmir dhe Marida Shehi hiqeshin si biznesmenë dhe mashtronin njerëzit përmes një agjencie turistike që kishin të regjistruar në emër të tyre. Ata akuzohen se kanë mashtruar persona të ndryshëm duke u “shitur” paketa turistike dhe bileta avioni me vlerë nga 900 deri në 1200 euro.
Mashtrimi me punësime
Po kështu u referuan materialet ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për një 33 vjeçare e cila akuzohet se duke falsifikuar dokumentacion dhe kontrata pune u premtonte shtetasve të ndryshëm punesim ne Malte e Kroaci.
"Më datë 26.05.2021, u referuan materialet ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. B., 33 vjeçe, sepse nëpërmjet subjektit të saj duke falsifikuar dokumentacion dhe kontrata pune të disa subjekteve në shtetin e Kroacisë dhe Maltës, u premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në sektorin e ndërtimit."-njofton policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme

