Incidenti pas shfaqjes në Shkodër, shembet suvaja e ndërtesës, lëndohet aktori i “Migjenit”

Një incident u shënua në qendrën historike të Shkodrës pas një shfaqje në ambient të hapur nga Teatri "Migjeni". Një pjesë suvaje u shkëput nga një godinë e vjetër dhe ra mbi një aktor. Ngjarja pasoi një shfaqje në 1 vjetorin e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe aktorët kërkuan reagim nga institucionet për shmangien e këtij rreziku për qytetarët.

Ky është momenti shembjes kur aktori, Nikolin Ferketa, mbeti i lënduar nga shembja e një pjesë suvaje nga një godinë në qendrën historike të Shkodrës.

Incidenti pas shfaqjes në Shkodër, shembet suvaja e
Momenti kur shembet suvaja

Incidenti kaloi pa pasoja të rënda për aktorin, i cili kërkoi marrjen masave që ngjarje të tilla të mos rrezikojnë më askënd.

"Shteti duhet të marrë masa, është papërgjegjshmëri."

Incidenti pas shfaqjes në Shkodër, shembet suvaja e
Aktori Nikolin Ferka i shtrirë

Edhe drejtorja e Teatrit "Migjeni" kërkoi nga autoritetet ndërhyrje pasi tavani ra në një kohë kur në zonë kishte fëmijë e shumë qytetarë, e mund të kishte pasur pasoja të rënda.

"Në një zonë muzeale si kjo duhet vënë dorë, bëj thirrje të izolohet që nesër ky vend".

Incidenti pas shfaqjes në Shkodër, shembet suvaja e
Aktori Nikolin Ferka

Tavani u shemb në fund të shfaqjes "Anmiku në shtëpi" i Ernest Koliqit,  një shfaqje që u vu në skenë nga aktorët e "Migjenit" në 1 vjetorin e Shembjes së Teatrit Kombëtar.

"Mesazhi i kësaj vepre është i qartë, e thotë dhe aktori në fund, poetin e ndjek ky fat i zi."

"Sot ne përballemi me shumë probleme ku antivlera dominon vlerën dhe ky është mesazhi i kësaj."

Për të parë këtë shfaqje ishin edhe aktorët e Aleancës së Teatrit, të cilët japin vlerësime maksimale për punën e trupës teatrore të Shkodrës.

Incidenti pas shfaqjes në Shkodër, shembet suvaja e
Shembja e suvasë

"U kënaqa me plot gojën, jam shumë i emocionuar për ta, bravo u qoftë."

"Teatri mund të bëhet kudo, në rrugë, shtëpi, nëpër salla, por ajo që është e rëndësishme është shpirti i këtij qyteti, është shpirti i lirisë."