Berisha lë grumbullimin me kombëtaren, thirret Hoxhallari nga Reja
Trajneri i kuqezinjve, Edy Reja e paralajmëroi një ditë më pare në konferencë që ka problem me portierët ku pas Strakoshës, i duhet të heqë dorë edhe nga Etrit Berisha. Siç bën të ditur FSHF, portieri i Spal I paraqitur në grumbullim me skuadrën iu nënshtrua vizitave mjekësore për shkak të një dëmtimi dhe pas konsultave me doktor Stesinën u vendos që portieri nuk mund të jetë i gatshëm në kohë dhe iu dha leja që lojtarit të largohet nga grumbullimi.
Gjithashtu stafi i Rejas po bën vlerësimin e të gjithë lojtarëve që janë thirrur dhe ka vendosur që të grumbullojë edhe një mbrojtës për dy miqësoret e radhës. Trajneri I kombëtares ka zgjedhur lojtarin e Tiranës, Erjon Hoxhallari i cili menjëherë është bashkuar me skuadrën në grumbullim.
Vlerësimi i ekipit do të vijojë ndaj dhe Reja e tha që lista e paraqitur prej tij nuk është përfundimtare dhe do të kishte ndryshime.
Kujtojmë që Shqipëria do të luajë të dyja miqësoret në transfertë, me Uellsin më 5 Qershor dhe më pas më 8 Qershor në Pragë me Cekinë.
