Zgjidhet enigma. Allegri rikthehet te Juventus, Pirlo shkarkohet
Ishin ditë shumë të rëndësishme te Juventusi lidhur me të ardhmen e skuadrës. Me Andre Pirlon në fije të perit, drejtuesit donin ndryushim të rëndësishëm dhe ia kanë arritur qëllimit që të bindin Massimiliano Allegrin që të rikthehet te bardhezinjtë.
Pas dy vitesh pushim dhe asnjë eksperience tjetër, Allegri bën zgjedhjen logjike edhe pse orët e fundit ishte future në garë Interi dhe nga ana tjetër, Real Madrid e konsideronte si një kandidat potencial.
Një sinjal I qartë për ta rikthyuer Allegrin ishte spastrimi nga Juventusi i kundërshtarëve të tij teksa Drejtori Sportiv, Paratici u largua nga posti i tij dhe kjo ishte pengesa e fundit që palët të shkonin drejt marrëveshjes.
Edhe pse Marotta tentoi ta bindte me një ofertë të rëndësishme, trajneri livornez preferoi të rikthehet për të nisur punën aty ku e la, me 4 tituj kampionë dhe 2 finale të Champions League dhe tani i mbetet të diskutojë vetëm çështjen Ronaldo të cilin Allegri nuk e preferon shumë në skuadër.
