Kodi Zgjedhor do ndryshojë sërish në shtator

Socialistët do tu kërkojnë deputetëve të PD dhe LSI nisjen e diskutimeve për ndryshimin e  kodit zgjedhor. Debati pritet të nisë në shtator, ndërsa Taulant Balla shprehet se një nga nenet që do të rishikohet është dhe vota e parlamentarëve. Në seancën e së enjtes u ulën në karrige dhe dy deputete të reja. Edhe pse kanë vetëm një muaj mandat, ato do të kenë mundësinë të votojnë edhe për propozimin e shkarkimit të Presidentit.

Gentiana Cakrani dhe Jetmira Rraboshta do të jenë dy deputetët më të reja të cilat do të ushtrojnë detyrën e tyre vetëm për një muaj në Parlamentin e vjetër.

Cakrani mori mandatin e të ndjerit Bashkim Fino në Fier, ndërsa Rraboshta zëvendësoi Tom Doshin i cili u dha dorëheqjen nga mandatin e Shkodrës të 2017 pas presionit ndërkombëtar.

Pavarësisht se do të jenë vetëm 1 muaj në Parlament, kartoni i dy deputetëve të reja do të jetë i rëndësishëm për PS, pasi do të renditen pro raportit të Komisioni hetimor për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit.

Me ardhjen e PD dhe LSI në parlament, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla paralajmëron ndryshime të tjera në Kod Zgjedhor.

"Me opozitën në shtator në bie përgjegjësia që të fillojmë menjëherë punën për një komision të posaçëm të vijimit të reformës zgjedhore.  Votat e shqiptarëve që numërohen nga numërues politikë, duhet të marrin fund një herë e përgjithmonë me zgjedhjet e fundit që kemi zhvilliar, që në zgjedhjet e vitit 2025 edhe çdo qytetar shqiptar që jeton jashtë Shqipërisë të ketë të drejtën të votojë," tha Balla.

Pasi u përdoren në Parlament deputetët e opozitës për të votuar të gjitha nismat ligjore të socialistëve, në seancën e fundit të majit, mazhoranca i kujton atyre që të shfrytëzojnë fatin e rastësishëm të deputetit në këto pak ditë.

"Sa të rrosh do të mësosh, jetën dhe një muaj e ke mesa duket nuk ke për të mësuar nga rregullat dhe mos mu bëj si cub! Kur të shoh çoç më dukesh, kur të njoh çirrem e ndukem thotë populli," u shpreh Ruçi