Lehtësohen masat, nga 15 qershori tifozët do të lejohen në stadiume, hapen teatrot dhe shfaqjet artistike

Nga data 1 qershor në stadium, teatro apo aktivitete të tjera kulturore do të lejohen spektatorë. Komiteti i Ekspertëve pas analizës së situatës së pandemisë në dy javët e fundi vendosi të tolerojë masat, por megjithatë me lëshime të lehta.

"Nga data 15 qershor ne ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, do të lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozëve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te ISHP., lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar," tha Rakacolli.


Ora policore do të qëndrojë edhe pse shtyhet me një orë, ndërsa kufizime do të ketë dhe lejimi i muzikës në lokale.

"Ora policore nga 22:00 që është do të kalojë në datën 1 qershor në orën 23:00. Përsa i përket klubeve të natës dhe diskove ato  do të vijojnë të mbeten të mbyllura dhe muzika do të lejohet deri në orën 22:00," tha Rakacolli.

Spitalet në rrethe të vëna në dispozicion të pacientëve të infektuar me covid janë mbyllur duke lënë në funksion vetëm atë në tiranë ku ndodhen 43 të prekur me covid-19.