KAS rrëzon edhe kërkesën për shpallje të pavlefshëm të rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2021, 12:02
Anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksionecve nuk janë bindur nga argumentat e PD për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e 25 prillit në Tiranë.
Me shumicë votash KAS vendosi sot (27 maj) që të rrëzojë kërkesën e opozitës dhe të kandidatit të Vetëvendosjes Bojken Abazi për të përsëritur zgjedhjet parlamentare.
PD akuzoi drejtuesit politik të Tiranës se kanë blerë votën e qytetarë me vlerë monetare nga 100-300 euro, ndërsa nga të dhënat e kryqëzuara rezultuan se 51 persona janë identifikuar 123 herë nga pajisja PEI.
KAS do të shqyrtojë sot edhe kërkesën ankimore nr. 40, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN, për zonën zgjedhore qarku Elbasan.

