Ju flet Moska-Berisha, jo "non grata" por "ineligible". Cili është dallimi dhe arsyeja


Vendimi i DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Është thënë se Sali Berisha është shpallur "non grata" nga SHBA-të. Më vjen keq të them se është injoranca e disa gazetarëve dhe juristëve që dalin ekraneve dhe kërkojnë të flasin me kompetencë juridike. Sigurish Sali Berisha është ndaluar të hyjë së bashku me familjen në SHBA por është për tu çuditur sesi furnizohet me injorancë publiku që mendon se informohet dhe mendon se dëgjon gjëra të mençura. Persona "non grata" nuk mund të shpallet Sali Berisha sepse "non grata" shpallet një person që gjendet në territorin e atij shteti në atë moment.

Duhet që ai bashkë me gruan, djalin dhe vajzën të gjendeshin në SHBA. Në përgjithësi kjo përdoret për diplomatët por në raste të rralla ndodh dhe për individë që nuk kanë status diplmatik. Ka ndodhur me aktorin Brad Pitt në Kinë. Berisha është shpallur "ineligible", me këtë përcaktim asnjë nënpunës konsullor i SHBA nuk mundet që ti japë vizë amerikane. Kjo është e gjitha dhe nuk është pak. Nuk mund të udhëtojë në SHBA as ai dhe as familjarët e tij.