New Generation me 60 ndihmësmjeshtër, certifikohen studentët e parukerisë dhe estetikës
Qendra Multifunksionale New Generation në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Zejtarisë kanë certifikuar 60 ndihmësmjeshtër në fushën e parukerisë dhe estetikës. Të gjithë studentët pas arsimit 2 vjeçar iu nënshtruan testit për të siguruar titullin.
60 studentë të New Generation janë certifikuar nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë si ndihmësmjeshtër në sektorin e parukerisë dhe estetikës.
Administrator i Qendrës Multifunksionale Neë Generation, Ilir Tafaj, u shpreh se këto tituj shumë shpejt do të shërbejnë si një pasaportë e re në Shqipëri dhe Europë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, premtoi mbështetje për zejtarët, si një vlerë e shtuar në ekonominë e vendit.
Sipas Presidentit të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, Luan Bregasi, Neë Generation është model dhe duhet ndjekur nga të gjitha shoqatat.
Të gjithë studentët pasi kanë përfunduar arsimin 2 vjeçar i janë nënshtruar testit për të siguruar titullin.

