Kadilli nis fushatën nga Berati: Do punoj për fitoren e PD-së, jo për tu bërë kryeministër

Fatbardh Kadilli ka nisur fushatën e tij për zgjedhjet e kryetarit të PD-së nga qarku i Beratit.

Bashkë me Kadillin në takim ka qenë i pranishëm edhe drejtuesi politik i Beratit për PD-së, Tomorr Alizoti.

Kadilli ka theksuar se kryetari aktual Basha duhej të kishte dhënë dorëheqjen me zgjedhjet e 25 prillit.

Ai ka shtuar se nëse bëhet kryetar, nuk do të punojë që të bëhet kryeministër, por që të fitojë PD.

Kadilli: Unë nëse bëhem kryetar i PD-së, nuk do punoj për tu bere kryeministër, por për të fituar PD.

Për zgjedhjet për kryetar që do të mbahen në 13 qershor brenda PD-së, deri më tani janë 4 kandidatë, Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harzhi.

Në garë më herët ishte edhe ish-kreu i PD-së Kukës, Ibsen Elezi, por kandidatura e tij nuk u pranua nga PD.

Kandidatët e tjerë kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre kundrejt Bashës dhe procesit zgjedhor, duke thënë se janë në kushte jo të barabarta dhe pa strukturat e kryetarit aktual.