Tiranë, 56-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe marr përpara dy këmbësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2021, 18:13
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Në zonën e ish Misto Mame, një 56-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge dhe ka aksidentuar dy këmbësore.
"Rreth orës 17:10, në ish Misto-Mame, shtetasi Sh. T., 56 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore shtetasit L. K., 23 vjeçe dhe D. D., 60 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën." - njofton policia.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

