Tragjedia me 14 të vdekur në Itali, arrestohen tre persona

14 viktima e 2 fëmijë të plagosur rëndë është bilanci i tragjedisë së dy ditëve më parë pas rrëzimit të një teleferiku në zonën Stressa-Mottarone në Liqenin turistik maggiore në provincën e Piemontes në Itali.

E pak orë më parë, gjatë natës së shkuar, 25 maj autoritetet policore italiane kanë vënë nën urdhër arresti tre persona me akuzën e vrasjes së qëllimshme.

Të arrestuarit janë Luigi Nerini, administratori i kompanisë që kishte nën menaxhim këtë teleferik, Gabriele Tadini, drejtori i shërbimit i këtij aktiviteti turistik dhe Enrico Perochio shefi i turnit.

Sipas hetimeve paraprake të kryera nga Prokuroria e Verbianas tragjedia është shkaktuar nga mungesa e aktivizimit të frenit të sigurisë në momentin që një prej kabllove mbajtës të teleferikut shfaq probleme.

Akuza e hetuesve italianë është se tre personat e arrestuar janë përgjegjës për mos aktivizimin e qëllimshëm të këtij freni që do të mund të ndalonte impiantin e të evitonte tragjedinë.

Hetimet kanë zbardhur se pasditen e së shtunës e vetëm pak orë para tragjedisë së ditës së dielë datë 23 maj 2021, teleferiku kishte shkuar në bllok.

Sipas akuzës për të evituar një ribllokim të teleferikut e për të favorizuar aktivitetin e një dite pushimi që premtonte mbërritjen e mjaft turistëve, ishte çakitivizuar qëllimisht sistemi i frenimit. 

Po të mos kishte ndodhur tragjedia mund të ishte evituar.

14 viktimat e dy fëmijët e plagosur janë pjesë e pesë familjeve që atë fundjavë kishin vendosur ta kalonin në Liqenin Maggiore, një  nga zonat më të frekuentuara të turizmit italian.

8 prej viktimave janë shtetas italianë, 4 izraelianë me banim në Itali e 1 është shtetas iranian.