Genc Burimi: SHBA-të i nxorën dosjen Berishës se nuk njohu zgjedhjet

Gazetari, Genc Burimi, thotë se shpallja non grata e Berishës nga DASH ka ardhur për faktin se ish-kryeministri Sali Berisha nuk njohu zgjedhjet.

Në një lidhje me skype nga Franca për emisionin"Tempora", Burimi thotë se njëjtë i rrezikuar është dhe Basha.

Në gjykimin e tij, Basha do të mund të shpëtojë kokën dhe postin vetëm nëse njeh zgjedhjet.

Genc Burimi: Për mua SHBA i nxorën dosjen Berishës se nuk njohu zgjedhjet. Zgjedhjet duhet të njihen, Shqipërisë duhet ti hapen sa më shpejt negociatat. Sot nëse ju vini në pushtet në PD ( i thotë Edith Hardhit), vini sepse Basha dhe Berisha nuk duan të njohin zgjedhjet. Këtu ndahen gjërat, ju i njihni, ata nuk i njohin, pastaj të vendosin vetë demokratët. Por kjo është ajo që i kushtoi Berishës. Edhe Basha është në një kërcënim të madh po aq sa Berisha, ndonëse Basha tregohet më i zgjuar. Nëse do të dalë me një deklaratë për njohjen e zgjedhjeve shpëton kokën e postin. Amerikanët këtë duan sot, të tjerat janë pallavra. Duan njohjen e zgjedhjeve,hapjen e negociatave dhe presion mbi Serbinë pas. Ti thuhet Serbisë shikoni, Shqipëria i hapi negociatat, Shqipëria do të hyjë, po ju o të mjerë serbë do ta njihni apo jo Koosvën përndryshe Shqipëria do të hyjë para jush në Europë. Kjo luhet sot.