Nesho: Rama siguroi Yuri Kim se nuk do ta fuste në qeveri Doshin, përdori dhunë ndaj votës

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, diplomati Agim Nesho u shpreh se Rama ka një bashkëbisedim me ambasadoren amerikane duke i pohuar se nuk do ta fusë Doshin në qeveri.

Nesho: Rama ka një bashkëbisedim me ambasadoren amerikane dhe i thotë se nuk do ta fusë Doshin në qeveri. Këtu kemi diçka më përpara dhe këtu është mekanizmi që ai ka përdorur, që është dhuna ndaj votës së qytetarëve.

Këtë gjë, në princip, jo vetëm PD-ja, por gjithë shoqëria duhet të bashkohet në një aksion të përbashkët sepse nuk mund të pranohet të ulet koka dhe të vazhdohet me një situatë të tillë.