Kraki: Berisha non grata nuk ndihmon drejtësinë dhe as ndaljen e korrupsionin në Shqipëri

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, studiuesi Nezir Kraki u shpreh se vendimi për të bërë Berishën non grata, është jnë vendim që nuk ndihmon vendosjen e drejtësisë dhe as ndaljen  e korrupsionin në vend.

Kraki: një vendim i tillë nuk kas një dobi, as në vendosjen e drejtësisë në vend dhe as ndaljen  e korrupsionin në vend. Për mua ky veprim më shumë është dekurajues që Shqipëria të bëhet një vend normal. Kur kjo vjen nga aleati ynë më i madh, është një zhgënjim.

Blinken është një personalitet shumë i lartë që e njeh shumë mirë Evropën dhe Ballkanin, dhe nuk e di se si ka rënë në një grackë të tillë. Nëse do të kishim një vend më të gjerë në shumë shtete të Ballkanit duke i frikësua kolektivisht që kanë mbaruar pazaret politike, unë do ta kisha duartrokitur. Por kjo duket më shumë si mbështetje për këtë çorodi politike.