A i njeh elektorati blu rivalët e Bashës për kreun e PD? Elezi: Kam 30 vjet në PD dhe thonë kur erdhi ky
Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi do të matin forcat me 13 qershor me Lulzim Bashën për kreun e PD.
Në gjykimin e Ibsen Elezit, tre kandidatët që rivalizojnë Bashën cedojnë te njohja nga anëtarësia, përkundër kontributeve që mund të kenë.
Në të tilla pozita e sheh dhe veten, ku thotë se edhe pse ka 30 vjet në politikë ka nga ata thonë nga doli ky.
Elezi: Ashtu siç nuk më njohin mua një pjesë e elektoratit, psh ka nga ata që thonë: Kur erdhi ky? Unë kam 30 vjet. Drejtuesit e lartë të PD kuptohet më njohin të gjithë dhe i dinë kontributet e mia por ka shumë anëtarë që nuk i dinë. Unë në këtë rast mund të cedoj. Njoh nga afër Edith Harxhin sepse ka mbi 3-4 vjet që jam në një front 'beteje' sepse po këmbëngulim për demokracinë e brendshme, për proceset zgjedhore. Pjesën tjetër nuk e njoh.
Kryesia e PD nuk i dha mundësinë për tu bërë pjesë e kësaj gare për shkak të qëndrimeve të tij kundër partisë. Elezi tregoi për Rtv Ora përballë gazetares Beti Njuma edhe pse e ndërmoi në fillim këtë iniciative dhe nuk doli që në fillim të mbështetje të Harxhit, duke qenë se ishin kandidatura nga i njëjti grupim politik.
Elezi: Duke qenë dy persona në garë ne garantonim më mirë procesin sepse do të kishim dy komisionerë, dy anëtarë. Edhe pse mund ti marrim vota njëri-tjetrit të dy bashkë bëjmë më shumë vota se secili më vete.Lulzim Basha duhet të fitojë 50% +1 të votave për tu zgjedhur kryetar.
I pyetur nëse kjo do të jetë një garë idesh dhe platformash apo thjesht një garë inatesh personale, ai thotë se koha që kanë në dispozicion nuk u jep shumë mundësi.
Këshilla e tij është që kandidatët të përqëndrohen te rregullat bazike.
Elezi: Koha është e shkurtër. Për 17 ditë është shumë e vështirë sepse nga ana matematikore duhet të kalosh 4-5 degë në ditë, që është e pamundur. Do tu kërkoja kandidatëve që ata të këmbëngulin shumë te rregullat bazike. Fakti që nuk u japin listat dhe nuk i bëjnë publike listat e anëtarësisë para se të fillojë procesi është një gafë e madhe. Arsyetimi është shumë banal.
Të thuash që janë sekret. PD nuk është organizatë sekrete, është organizatë e hapur. Nuk ka asnjë justifikim, bie ndesh dhe me statutin e PD. Këto duhet të ankimohen, nuk mund të lejohet që një forcë demokratike të shfaqë rregulla dhe veprime kaq antidemokratike.Ka ligj që e mbron këtë të drejtë.Listat, mungesa e anëtarëve të komisionit dhe gara jo e barabartë…Lulzim Basha vazhdon garën si kryetar ndërkohë që duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga të gjithë funksionet dhe të dilte i lirë si gjithë kandidatët e tjerë.



