Abuzimet në zgjedhje/ Biberaj: Të gjithë ata që janë punësuar në administratë kanë qenë vota për Rilindjen

Aleksandër Biberaj, Anëtar i Këshillit Kombëtar i PD, ka komentuar  zgjedhjen e 4 kandidaturave nga Kryesia që do garojnë për  kryetar partie në zgjedhjet e 13 qershorit.

I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV ORA me gazetaren Besmira Pelushaj, Biberaj, shprehet se këto zgjedhje po zhvillohen në kushte të jashtëzakonshme dhe sipas tij duhet të liheshin për në vjeshtë.

"Deformimi i votës, vjedhja e votës, e futi Partinë Demokratike në një proces, do të thosha që zhvillohet në kushte të jashtëzakonshme. Lidershipi i Partisë Demokratike është ngutur. Mund të lihej edhe nga vjeshta. Nesër do të filloj gara e kandidatëve. Është e vështirë që të thuhet që të ketë një garë të drejtë, sepse Zoti Basha është që prej 8 vitesh në detyrë, ndërkohë të tjerët nesër nisin sfidën.

Basha duhet të tregojë se dëshiron një reformim të thellë të Partisë Demokratike. Kemi sfida të jashtëzakonshme përpara. Ana tjetër e medaljes është se kemi një qeverisje të korruptuar. Mandati i tretë do të jetë një arrogancë ë jashtëzakonshme do të jetë shumë i vështirë për të gjithë qytetarët."

Teksa ka folur për zgjedhjet e 25 prillit, ai shprehet se PD duhet të ishte 10 pikë para Rilindjes, ndërkohë shton se forca e tij politike nuk duhej të futej në zgjedhje me atë kod zgjedhor.

"Duhet të që ne duhet të jemi 10 pikë përpara. Pati një lloj vetëkënaqësie që ne do fitojmë patjetër dhe nuk kemi nevojë për parti të vogla. Unë kam menduar dhe mendoj se kur të jesh në opozitë duhet të jesh modest dhe kemi nevojë për çdo votë. Ne nuk duhet të futeshim në zgjedhje më këtë kod zgjedhor.  E filluam fushatën vonë.  Opozita  duhet ta kishte së paku gjashtë muaj para gati trupën zgjedhore."

Më tej shton se abuzimet kanë qenë masive në zgjedhje dhe sipas tij i gjithë shteti u vu në funksion të tyre.

Është blerë vota në shtëpi, dihet që janë mbledhur kartat e identitetit, dihet që janë manipuluar. Peër arsye të lejeve të ndërtimit që janë dhënë, i gjithë shtetit pushteti është vënë në funksion të fushatës dhe kjo ka filluar që me 1 shtator. Është e vështirë që të faktohen, por ka elementë që faktohen.

Ndërsa përsa i përket shpalljes së ish-kryeministrit Sali Berisha, ‘non-grata’ nga SHBA, thotë se nuk e morën vesh se pse u mor një vendim i tillë pikërisht tani.

"Natyrisht një vendim që  nuk i bën mirë shqiptarëve. Natyrisht që nga ana e majtë ka pasur një festim gjë që nuk e quaj etike sepse zoti Berisha ka qenë një herë President dy herë Kryeministër. Nuk dua ta komentoj por nuk u mor vesh koha, sepse ka që 8 vite që është larguar nga  PD."