Lezhë/ Grabitet banesa, dhunojnë çiftin e bashkëshortëve
Një çift bashkëshortësh u dhunuan fizikisht në banesën e tyre në Spiten të Lezhës, nga persona që hynë për t’i grabitur në orët e para të mëngjesit të së hënës, 24 maj.
Ky është momenti kur Vitore Doçi niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pas plagëve të marra.
Grabitësit që tanimë janë identifikuar kanë qenë të maskuar dhe të armatosur.
I zoti i shtëpisë Gjergj Doçi ka rrëfyer momentet e grabitjes dhe dhunën e ushtruar mbi të dhë bashkëshorten.
"Njëri me armë, njëri kishte një si hekur edhe i them unë çfarë bëni, kush jeni ju pastaj më goditi. Doli gruaja përpara, gruan e kanë dëmtuar më shumë," tha ai.
Ai shprehet se të dy grabitësit, kanë ikur në këmbë nga shtëpia e tij, pasi kanë marrë një sasi të vogël parash dhe dy aparatë celularë.
"Ai rrinte me armë gati, ky tjetri që ishte pa armë u fut kontrollonte rafte, komodina. Kur kanë ikur kanë ikur në këmbë," tha kryefamiljari.
Policia ka arritur që të identifikojë shtetasin Pavlin Dokaj 23-vjeç, si një prej autorëve të ngjarjes, ndërsa e ka shpallur atë në kërkim, dhe po punon që të identifikojë personin tjetër.
Edhe në Tiranë maskat kanë grabitur një banesë.
Në zonën e Shallvareve gjatë natës është dhunuar banesa e shtetasit J.V të cilit i kanë grabitur 16 mijë lekë dhe një sasi bizhuterish.

