E rëndë! Tenton të vetëvaret një i burgosur në Berat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2021, 22:32
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat, ku një burgosur në burgun e Beratit ka tentuar ti jap fund jetës.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se Mikael Bushi, ka tentuar që të vetëvaret.
Mësohet se Bushi është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit.
Deri më tani nuk dihet ende shkaqet që kanë detyruar të burgosurin që të ndërmarrë aktin e rëndë.

