Makina përplas 59 vjeçarin në Burrel, ndërron jetë në spital, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ndodhi këtë të shtunë, 22 maj në qytetin e Burrelit.

Një 59 vjeçar u përplas për vdekje në qendër të qytetit pranë Postës Shqiptare.

Viktimë mbeti shtetasi Aqif Ruka, i cili po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Edhe pse ai u dërgua në spitalin e Burrelit nuk mundi t'i mbijetonte goditjes së rëndë.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

Grupi hetimor shkoi pranë vendit të aksidentit për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes së rëndë.