Rruga e mundimeve drejt Spaçit

Shtatë kilometra nga Repsi deri në Burgun Famëkeq të Spaçit do të njihen si “rruga e Mundimeve”

Nderim jo vetëm për të përndjekurit por edhe vuajtjet e familjarëve të tyre për të vizituar të afërmit në qeli

Zenel Drangu, ish i burgosur: Më ka ardhur familja një herë në muaj dhe më është dashur shumë herë që vëllai im të mbante nënën në krah për të ardhur deri atje pasi ishte e pamundur të vinte. Gjithashtu mbante dhe ushqimet”

Vendimi është marrë nga Këshilli i Bashkiak i Mirditës në 48-vjetorin e revoltes së Spaçit.

Të pranishem në këtë ceromoni ishin autoritete lokale, ish të burgosur politik e familjar të tyre.

“Të mos harrohen këto vuajte”

Në 48 vjetorin e revoltës së Spaçit një ceremoni përkujtimore u mbajt edhe në ambientet e ish burgut, sot muze shëmbëlltyrë e regjimit dictatorial në Shqipëri.

Sipas Institutit Shqiptar për ish-Personat e Persekutuar, gjatë sundimit 45-vjeçar të regjimit komunist, rreth 16,000 vetë u burgosën me akuza politike dhe pothuajse 1,000 vetë vdiqën ndërsa ishin në burg.