Ekzekutimi i Taulant Beqiraj/ gjykata e Vlorës mban në qeli Skerdian Grabanin e vetëdorëzuar

Gjykata e Vlorës vendosi të mbajë në qeli me masën arrest me burg Skerdian Grabanin si bashkëpunëtor ekzekutimin e Taulant Beqirajt

Ngjarja u shënuar më 3 mars në Vlorë  në rrugën Transballkanike dhe u filmua e gjitha nga një kamera sigurie, ku pamjet cuan në zbardhjen e shpejtë.

36 vjeçari nga dita e krimit ishte në arrati dhe u vetëdorëzua të enjten në policinë e Vlorës.

Gjatë dëshmisë para grupit hetimor por edhe në gjykatë, Ai u shfaq në kushte të rënduara psikologjike dhe kërkoi të zbardhet ngjarja.

Në seancë, avokati i Skerdian Grabanit kërkoi një masë të lehtë sigurie, por togat e zeza e rrëzuan duke e dërguar atë në burg deri në fund të hetimit.

36 vjeçri akuzohet se ekzekutoi Taulant Beqirajn bashkë me Hansi alias Andi Jonuzajn, i cili po ashtu ndodhet pas hekurave dhe  Elton Hajnaj.

Jonuzaj akuzohet se kiste rolin e shoferit që largoi nga skena e krimit Skerdjan Gabranin e Elton Hajnajn i cili ende ndodhet në arrati.

Taulant Beqirajt, i njohur edhe me mbiemrat Manaj dhe Gjika, ishte djali I një efektivi policie dhe person me precedent penalë, ndërsa ekzekutimi I tij, dyshohet se pasoi një konflikt me autorët për një çështje borxhi.