33 vjeçari paraplegjik nga Delvina dergjet 9 vite në shtrat, kërkon ndihmë për një karrocë
Nga Anxhela Lushkaj Përditësimi i fundit 22 Maj 2021, 14:56
Prej 9 vitesh Iljaz Musto nga Delvina, dergjet në shtrat.
Ai ka mbetur paraplegjik për shkak se vuan nga mos funksionimi i venave dhe mos gjetja e një kure efikase.
“Venat e gjakut nuk ushqehen. Vajti nëntë vjet. Nuk gjejnë ilaç” thote djali.
Iljazi nuk mund të lëviz gjymtyrët e poshtëm, dhe për nevojat e tij bazike duhet patjetër të kujdesen prindërit e tij.
Arrestohet Aleksandër Gjoka, i dehur u përplas me makinë
22 Maj, 10:05
Mungesa e një karroce e vështirëson lëvizjen e 33 vjecarit, i cili thuajëse nuk del kurrë për shëtitje.
Gjendja ekonomike e familjes prej 6 antarësh është e dobet.
Ata e kanë të pamundur blerjen e një karroce, që do të lehtësonte gjendjen e 33 vjeçarit ndaj bëjnë thirrje për ndihmë.
“Para atij nuk dua jetën time. Më është future gozhda në këmbë por është mbuluar me mish.” thotë i ati.

