Rama-Meta në 4 betejat kushtetuese
Pas përplasjeve verbale, beteja mes Ilir Metës dhe Edi Ramës është zhvendosur në Gjykatën Kushtetuese.
Mos dekretimi i Gent Cakaj si Ministër i Jashtëm në 2019 nga Presidenti është cilësuar nga kreu i qeverisë si uzurpim kompetencash dhe për këtë arsye zyra e Kryeministrit i ka kërkuar 7 anëtarëve të Kushtetueses të marrin një vendim me qëllim shmangien e përsëritjes të një rasti të ngjashëm në momentin kur qeveria e re do të formohet në muajin shtator.
Edhe pse çështja u shqyrtua me 18 maji, ende Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë një vendim, se cili kishte të drejtë në rastin e Cakajt, Rama apo Meta.
Me 3 qershor prishja e Teatrit Kombëtar do të përballë sërish institucionin e Presidentit me mazhorancën e Edi Ramës, pasi kreu i Shtetit ka ankimuar ligjin për “Shembjen e Teatrit”.
Me interes pritet edhe shqyrtimi i ankimimit të kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi për votimet lokale të 30 qershorit, e cila kërkon të kështetutshmërine e tyre si dhe regjistrimin e Bindjes Demokratike në disa bashki.
Në 2019 PS shkoi e vetme në zgjedhjet pavarësisht se Presidentit e çdekretoi datën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore, një tjetër rast kur Edi Rama injoroi institucionin e Presidentit.
Ndërsa beteja e katët mes dy ish-aleatëve pritet të zhvillohet pas vendimit të Parlamentit, i cili me kërkesë të PS dhe me hetimin e komisionit hetimor do të kërkohet shkarkimi i Kreut të Shtetit Ilir Meta.
Edhe pse Presidenti është shprehur se nuk do shkojë në seancë dëgjimore para 9 deputetëve, partia e Edi Ramës është e vendosur ta shkarkojë Ilir Metën nga posti i Presidentit pa i përfunduuar afati këtij Parlamentit, pasi i duhen votat e pakushtëzuara të deputetëve të opozitës.
Por pavarësisht vendimit politik, fjalën e fundit nësë Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën me deklarata publike para dhe gjatë fushatës elektorale do ta marrë Gjykata Kushtetuese.

