Nikolla: Prodhimtaria politike e Berishës është një katastrofë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2021, 21:37
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Albert Nikolla, sekretar për medien i PS-së u shpreh se prodhimtaria politike e Berishës është një katastrofë.
Nikolla: Prodhimtaria politike e Berishës është një katastrofë. Dje kishte tre rrëshqitje, sepse kishte një gjykim moral dhe jo juridik. Berisha tha se nuk e ka akuzuar kush për korrupsion gjë e cila nuk është e vërtetë fare.
Po ashtu kishte edhe një insuatë që Blinken dhe DASH ishte manipuluar nga Soros. Sigurisht që është e drejta e tij si individ që të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë kah tij.

