Ju Flet Moska - "Kështu e ka perandoria" thoshin në perandorinë e së keqes

"Kështu e ka perandoria" thoshin në perandorinë e së keqes ishte tema e kësaj të enjteje në "Ju Flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Fjala imperializëm përdorej shumë në kohën e komunizmit, por askush nuk e kuptonte se çfarë do të thoshte kjo fjalë. Kur një shtet i madh krijon një shtet i madh krijon një perandori quhet imperializëm. Imperializëm ka pasur edhe komunizmi duke e quajtur social-imperializëm.

Amerika nga ana tjetër, gjeti shprehjen perandori e së keqes që e tha presidenti Regan. Ka pasur perandori të së keqes kapitaliste, koloniale apo komuniste. Pra ka pasur perandori të ndryshme që përdornin demokracinë si një mjet për t'i përçarë dhe për t'i sunduar më mirë.

Fjalën imperializëm nuk e përdorin më, por fjalën nacionalizëm e përdorin shumë. Këtë fjalë e përdorin shumë ata që kanë në mendje imperializmin. Perandoritë kanë një thelb të përbashkët në sundim. Popujt e sunduar, pavarësisht nga lloji i perandorisë kanë disa faza. Faza e para është nënshtrimi i heshtur, duke thënë "kështu e ka perandoria".

Këto kanë qenë metoda edhe të komunizmit ku mbaheshin mbledhje në Moskës, ku shpalleshin vendime që nuk argumentoheshin. Në raste të tilla nuk kishte rëndësi se kush dënohej, por mënyra, që ishte pa procedurë, sepse në qëllim kishte frikësimin e të tjerëve. Kjo ishte ajo që i frikësonte dhe i fyenin popujt. Të gjithë mendonin se mund t'ua bënin edhe atyre.

Perandoritë duan të frikësojnë ata që i sundojnë, pavarësisht se ka shtete që brenda tyre kanë demokraci. Faza tjetër është se perandoritë i tremben rebelimit të popujve. Perandoria e së keqes ra në vitet '90, atëherë kur dukej se ishte plotfuqishme. Kur zgjohen popujt janë perandoritë që tremben. Kur perandoria ndjen lëkundje në themelet e saj, bën veprime të pakuptueshme.