A do e dorëzojë mandatin? Batuta e Berishës: Do ta dyfishoj! Mbështetësit solidarizohen me të, i thërrasin emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka mbyllur konferencën për shtyp, me një batutë por duke dhënë dhe një mesazh të qartë se nuk kanë plan të largohet nga politika edhe pse SHBA e ka shpallur “non-grata”

Teksa ka mbyllur konferencë, është pyetur nëse do të jap dorëheqjen nga mandati i fituar në zgjedhjet e 25 prillit, Berisha me të qeshur se do ta dyfishojë atë.

Gazetarja: Pasi të vesh dinjitetin në vend, do heqësh dorë nga mandati?

Berisha: Unë thashë  se the a do e dyfishosh (Qeshin të gjithë të pranishmit)

Me këtë buzëqeshje u mbyll konferenca ndërsa mbështetësit thirrën në shenjë solidariteti emrin e tij: Berisha, Berisha!