Kush do e paguajë avokatin francez? Berisha: Do mbroj dinjitetin tim, s’ka rëndësi asgjë tjetër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2021, 19:22
Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur se kush do ta paguajë avokatin, i cili do ta përfaqësojë në Gjykatë në Paris, përballë Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, ka refuzuar që të japë përgjigje.
Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh i vendosur dhe disa herë "se dinjitetin do e mbroj deri në fund, teksa shton se gjërat tjera nuk kanë rëndësi."
“Kur unë isha sa ti, moshatarët na vriteshin në kufi. Do të mbroj dinjitetin tim deri në fund, nuk ka rëndësi asgjë tjetër,”- tha Berisha.


