Kompleksi "Partizani", Berisha: Falsitet i Arben Malavitës, ka falsifikuar dokumente, dhëndri im i ka pronat nga gjyshja
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një konference për shtyp sot ka komentuar çështjen e kompleksit "Partizani" duke thënë se është një falsitet.
Ai tha se Pronarët e këtij kompleksi kanë hapur një proces kundër Arben Malavistës (Ben Blushit) lidhur me emision e publikuar për këtë çështje.
Berisha: Emisioni i Arben Malavitës bazohet totalisht mbi falsitet dhe manipulim dhe për këtë qëllim është hapur një proces gjyqësor nga pronarët. Në atë proces njerëz do të paraqiten dokumente që i ka fshehur Arben Malavita, miku i Lul Berishës, por këto dokumente ekzistojnë.
Pronarët kanë hapur një proces kundër tij dhe për këtë do ta shohim. Janë fshehur dokumente esencialë për rastin dhe ai person do të marrë përgjigjen në gjykatë. Dhëndri im ka 1/30 aty, por nuk i ka marrë kujt pronë. Pronat që ka i ka nga gjyshja e tij, kanë qenë pronarë të mëdhenj në Tiranë.



