Berisha: Grupi parlamentar nuk ka lidhje me betejën time ligjore kundër Blinken

Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se gjykata të nxjerrë të vërtetën në shesh se kush ka qenë Sali Berisha gjatë gjithë jetës së tij politike. Kush është bashkëshortja e Sali Berishës dhe fëmijët e tij. 

"E kam çështje dinjiteti. Po a po e personalizon vendimin e DASH. Sepse është sekretari që ka firmosur. Ai përdori autoritetin e tij për të më dëmtuar, cënuar nderin dhe dinjitetin tim.

Unë nuk do të doja kurrë të ishte ai por ai e bëri dhe unë nuk kam asnjë kundërshtim por po i përgjigjem në gjykatë. Aq më tepër që unë nuk shkoj dot në SHBA, zgjodha një gjykatë shumë të ndershme. Grupi parlamentar nuk ka lidhje me betejën time. Betejën do e bëjnë avokatët e mi e Sali Berisha."