Hapen kutitë në Berat, do rinumërohen votat në 114 kuti
Pas vendimit të djeshëm për të mos përsëritur zgjedhjet në Berat, sot Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur me shumicë votash për të rinumëruar votat në 114 kuti votimi në këtë qark nga 277 kuti që janë në total.
Rinumërimi do të bëhet kryesisht për subjektet zgjedhore dhe vetëm në katër kuti votimi do të rinumërohen edhe votat e kandidatëve.
Rinumërimin e votave e kishte kërkuar LSI që humbi mandatin për 77 vota. Procesi që do të kryhet në KQZ do të nisë rreth orës 14:00.
Një ditë më parë, KAS rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Intergrim, për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Beratit.
Me shumicë votash, KAS rrëzoi edhe ankimimet e PD, LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, lidhur me parregullsitë e pretenduara prej tyre gjatë dhe pas votimit, në zgjedhjet e 25 prillit, për Qarkun e Gjirokastrës
Bomba e SHBA mbi Berishën, si fundi i tranzicionit
20 Maj, 07:52
Ndërkohë sot KAS pritet të marrë vendim edhe për Qarkun e Vlorës.


