Në ndihmë të familjes Koroni, Ora News siguron ndihma dhe veshmbathje për 3 fëmijët që jetojnë në çadër

Pas kronikës së transmetuar në Oran News të familjes së Hekuran Koronit në Vorë stafi i televizionit vendosi të kontribuojë sado pak për t'i rikthyer buzëqeshjen të vegjëlve të familjes. Kryefamiljarët edhe një herë kanë apeluar për ndihmë dhe për të ndryshuar sado pak të ardhmen e tre fëmijëve.

Çifti Koroni me tre fëmijë prej tërmetit të vitit 2019 jetojnë në këto kushte në çadër dhe me vetëm 4.800 lekë të ndihmës ekonomike.

Në ditën e Bajramit apeli i tyre ishte për ndihmë.

"Për mua dhe për kalamajtë," thotë burri i shtëpisë.

Në ndihmë të familjes Koroni, Ora News siguron ndihma dhe

Stafi i televizionit vendosi që tu jetë pranë jo vetëm duke i dhënë zë problemit të tyre, por duke u ardhur në ndihmë me sado pak ushqime apo veshje për fëmijët e vegjël.

Teksa shohin ndihmat në sytë e fëmijëve shihet jo vetëm gëzim, por edhe shpresë se të tjerë do t'u vinë në ndihmë për ti dhënë një jetë ndryshe.

"Ju falenderoj juve si kompani dhe ai personi që ka kontribuar," thotë ai.

"Ju falenderoj shumë për ndihmat që keni dhënë dhe ai që na ka dhuruar lekët. Shumë faleminderit Ora News," thotë gruaja e shtëpisë.

Në ndihmë të familjes Koroni, Ora News siguron ndihma dhe

Familja Koruni,në fshatin Muçaj të Vorës, jeton në çadër që pas tërmetit të 2019-ës dhe ndodhet në kushte tejet të vështira ekonomike.

Në ndihmë të familjes Koroni, Ora News siguron ndihma dhe