SHBA e shpalli "non grata", jehonë në mediat ndërkombëtare, “Reuters” kontakton Berishën
Vendimi i SHBA-së për të shpallur “non gratta” Sali Berishën dhe familjen e tij ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.
"Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken ndaloi të mërkurën ish-presidentin dhe kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe familjen e tij të hynin në Shtetet e Bashkuara për shkak të "veprimeve korruptive" dhe abuzimit të pushtetit," shkruan Reuters.
Redaksia e Reuter ka kontaktuar zyrën e zotit Berisha, ndërsa thekson se Berisha nuk përballet me ndonjë procedim penal në Shqipëri.
Në artikull theksohet se nuk është dhënë një përgjigje nga zyra e zotit Berisha.

Blinken tha në Twitter se Berisha kishte minuar demokracinë në Shqipëri.
"Unë jam duke e caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara," shkroi ai në Tëitter. "Ne mbetemi #Bashkimi kundër Korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri."
Berisha shërbeu si president nga 1992 në 1997, menjëherë pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe si kryeministër midis 2005 dhe 2013.
Shqipërisë iu dha statusi i kandidatit të Bashkimit Evropian në 2014, por që atëherë ka bërë pak përparim, kryesisht për shkak të dështimit për të zbatuar reformat, shkruan Reuters.
