KAS rrëzon kërkesën e PD e LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat

 

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Intergrim, për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

Në një njoftim për mediat, KAS, bën me dije se nuk do të ketë ripërsëritje zgjedhjesh në këtë qark. 

KAS, ka rrëzuar me shumicë votash ankimimet e PD, LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, lidhur me parregullsitë e pretenduara prej tyre gjatë dhe pas votimit, në zgjedhjet e 25 prillit, për Qarkun e Gjirokastrës

"Vendimi është i ndërmjetëm pasi do të jetë pjesë e vendimit përfundimtar për kërkesën për rinumërim të votave për qarkun Berat".

Ndërkohë që ditën e nesërme KAS ka njoftuar se do të marrë vendimi në lidhje me kërkesën tjetër, atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për rinumërim të votave në këtë qark.

Gjatë ditës së nesërme, KAS pritet të marrë vendim për Qarkun e Vlorës.