Policia saktëson shumën, në Durrës u kapën jo 1 mln, por vetëm 124 mijë paundë

Policia ka sekuestruar 124 mijë paund dhe 200 sterlina skoceze në portin e Durrësit.

fillimisht, nga informacionet paraprake u tha se në furgonin që mbërriti në Durrës u sekuestraun 1 milion paund, por pas numërimit policia saktësoi shumën.

Mësohet se furgoni vinte nga Britania e Madhe.

Siç informon gazetari i Ora News, Mark Brunga, furgoni ka arritur në port me tragetin e Ankonës rreth orës 12:00 dhe ndalimi i tij është bërë pas një kontrolli rutinë nga policia rreth orës 13:00.

Mësohet se në traget ndodheshin dy furgonë që i përkisnin të njëjtit shofer, i identifikuar si Olsi Sefolli i cili është ndaluar nga policia.

 

Mësohet se furgoni ka qenë i ngarkuar me rroba. Kur është futur në skaner janë konstatuar disa pako në pjesën e brendshme të ngarkesës. Pas hapjes nga policia rezultoi se kishin paund brenda. Burimi i lekëve nuk dihet ende, por  sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se bëhet fjalë për para të grupeve kriminale të trafikut të lëndëve narkotike

Në portin e Durrësit ka mbërritur Drejtori i Policisë së Durrësit, nëndrejtori, shefi i Krimit Ekonomik dhe Drejtori i Doganës.

Policia saktëson shumën, në Durrës u kapën jo 1 mln, por vetëm 124 mijë paundë