Berisha u shpall non-grata/ Buzhala: Ishte i pari që ngriti çështjen e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë
Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar pasi SHBA, shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha non-grata.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, gazetari i ka dalë në mbrojte Berishës, duke thënë se ky i fundit nka qenë politikani i parë shqiptar që pas rënies së komunizmit që shkoi në Shtëpinë e Bardhë dhe ngriti çështjen e Kosovës.
“Sali Berisha ishte politikani i parë shqiptar, pas rënies së komunizmit, që shkoi në Shtëpi të Bardhe dhe e ngriti çështjen e Kosovës. Sali Berisha ishte politikani i parë në Shqipëri që vendosi t’i shpojë malet për ta bashkuar kombin. Sali Berisha, ndoshta në dokumentet e Departamentit te Shtetit nuk është personazh pozitiv, por në dokumentet e popullit shqiptar ai është i tillë. Berisha as nuk është politikani me i korruptuar në Ballkan, e as më jodemokratiku.
Sigurisht që është më ndryshe se çdo kush tjetër. Është kalibër special. Është karakter i veçantë, me të mirat dhe të këqijat e tij, por assesi nuk e meriton të dizajnohet si koka e krimit te organizuar. Berisha ishte mik i Partisë Republikane, e me pak i asaj Demokratike. Sa herë që republikanët ishin në pushtet atje, e Berisha ishte këtu, raportet me Amerikën ishin të shkëlqyeshme. Të vetmet herë kur presidentet amerikanë kane shkelur në token shqiptare ka qenë kur në pushtet ishte Berisha,”- shkruan Buzhala.
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit, Berisha është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë.

