Mungesa e vaksinës kineze bllokon procesin edhe në Korçë e Pogradec
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 19 Maj 2021, 10:59
Në Pogradec, vaksinimi masiv me Sinovac është ndalur prej dy ditësh. Vijon vetëm në fshatra me rezervat e mbetura.
Janë rreth 1000 persona që presin marrjen e dozës së dytë të vaksinës që pritet të vijnë javën tjetër.
Në total në Pogradec janë rreth 12 mijë të vaksinuar.
E njëjta situatë dhe në Korçë, ku mungon vaksina kineze. Të gjithë ata që presin të bëjnë dozën e dytë janë njoftuar se do të ketë një lajmërim të dytë.
Procesi i vaksinimit vijon vetëm me Pfizer. Në Korçë në total janë 32 mijë të vaksinuar, 22 mijë e kanë marrë vetëm dozën e parë, ndërsa pjesa tjetër edhe të dytën.


