Mbarojnë vaksinat kineze?! Qytetarët largohen nga Qendrat Shëndetësore pa dozën e dytë


Mbarojnë vaksinat kineze?! Qytetarët largohen nga Qendrat

Mungesa e vaksinës kineze tashmë është fakt pasi qytetarët që kanë për të marrë dozën e dytë po kthehen pa iu bërë injeksioni nga qendrat shëndetësore të Tiranës. Ora Neës bëri një vëzhgim në këto qendra ku qytetarëve që kanë plotësuar afatin u është thënë se nuk ka coronavac. Ndërkaq qendra telefonike e informacionit për këtë proces e pyetur nga gazetarët tha se nuk ka ende një afat për marrjen e dozës së dytë nga qytetarët edhe pse nuk rekomandohet se diferenca kohore mes dy dozave të jetë më shumë se 5 javë.

Qytetarët që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kineze po kthehen pa marrë injeksionin e dytë në qendrat shëndetësore të Tiranës edhe pse kanë plotësuar afatin 1-mujor.

Ora News bëri një vëzhgim në Qendrat Shëndetësore 2,9, 10, ku rezultoi se vaksinimi i personave që do të merrnin dozën e dytë kineze nuk kryhej pasi nuk ka më gjendje të preparatit anti-Covid.

"Nuk kishte vaksinë kineze te qendra. Këtu më thanë nuke  bëjmë dot se jemi tjetër qendër."

"Pfizer, nuk kishte tjetër. Nuk ka gjë, kur të vijnë."

Edhe në Qendrën Shëndetësore 3,nuk ka doza të vaksinës kineze.Personat që do të merrnin dozën e dytë të kësaj vaksine duhet të kontaktojnë me këtë numër telefoni për të marr informacion kur vijnë dozat.

Ora News kontaktoi me këtë numër telefoni për të mësuar kohën kur priten të vijnë dozat, por mesa duket nuk ka një afat.

"Sot nuk kanë ardhur. Do të marrësh nesër, pasnesër, nuk e dimë kur do të vijnë."

Mjekët thonë se qytetarëve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kineze duhet tu injektohet edhe doza e dytë me një diferencë kohore jo më të madhe se 5 javë.

Ndërkohë Ora News verifikoi se vaksinimi me dozat Pfizer dhe AstraZeneca ka vijuar normalisht pasi nuk ka pasur mangësi me furnizimin.