"Hipëm në makinë e u nisën drejt Livadeve" detaje nga dëshmia e 15 vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Endri Mustafës
Zbulohet dëshmia e adoleshentit 15 vjeçar i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Endri Mustafës, trupi i të cilit u gjet mëngjesin e 17 majit në zonën e Livadeve në Shkodër.
15 vjeçari me emrin Ergys ka qenë personi që e ka nxjerrë nga shtëpia 32 vjeçarin.
Ai mësohet të ketë thënë në polici se ka hipur në makinë ku ka qenë dhe Edison Harazi. Më pas ka zbritur ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të zonës së Livadeve, informon gazetari i Ora News, Elton Qyno.
Ekspertiza mjeko ligjore ka zbuluar se ndaj Endri Mustafës është ushtruar edhe dhunë, ndërsa është ekzekutuar me 6 plumba njëri prej tyre në gojë.
Nuk dihet nëse 32 vjeçari është dhunuar pikërisht në zonën e Livadeve apo është transportuar më pas aty dhe ku u gjet mëngjesin e së hënës.
Ndërkohë bashkëshortja e tij tregon se Endri ishte i rezervuar dhe nuk i besonte kujt ndërsa ishte në kërkim dhe nuk jetonte në shtëpi.
Ky ka dalë me dikë që i ka besuar sepse ai nuk dilte me njerëz që nuk besonte. Burri im as kur vinte kush në derë të shtëpisë nuk ia hapte derën pa e njohur."



