1 vit nga shembja e Teatrit/ Kalaja: Jemi përballë një pushteti të kriminalizuar, betejën do e çojmë deri në fund
Juristja Adriana Kalaja, shprehet se edhe pse ka kaluar një vit nga shembja Teatrit Kombëtar (17 Maj, 2020) nuk ka një teatër të ri, por një hapësirë të artit më pak.
E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, Kalaja, jemi përballë një situate ku të gjitha institucionet shtetërore përfshirë dhe ato të drejtësisë janë të kapura nga pushteti.
"Pas një viti me gjithë premtimin e Bashkisë Tiranë se do ndërtohej një teatër i ri, nuk kemi një teatër kemi një hapësirë që i dedikohet artit dhe kulturës më pak. Unë mendoj se duke pasur këtë pushtet që kemi ku çdo gjë është e korruptuar dhe kriminalizuar, ku kemi një drejtësi të kapur, ku kemi institucione që nuk zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën, ku kemi institucione lokale që abuzojnë me fondet publike, dhe kësisoj nuk mund të presim që të gjitha këto veprime të përkthehen në punë të mira për publikun për komunitetin. Ne kemi bërë shumë, vajojmë të ndjekim betejën ligjore edhe pse kemi pikëpyetje me institucionet e drejtësisë.
Kalaja, shprehet se betejën për Teatrin do e çojnë deri në fund, dhe nëse është nevoja edhe në Gjykatën Strasburgut, teksa shpreson se do ia arrijnë qëllimit, për ndërtimin e Teatrit.
"Beteja jone e cila ka qenë pa dallim ne nuk jemi tërhequr se kë kemi kallëzuar ose subjekt. Për cilin do që ne kemi konstatuar se ka shkelje të ligjit ne kemi disponuar me kallëzim penal dhe i jemi drejtuar SPAK,. Fatkeqësisht ne nuk kemi asnjë reagim pozitiv qoftë edhe për kërkesat emergjente që ne kemi kërkuar siç është ajo e sekuestros mbi truallin e Teatrit mbi aksionet e një kompanie Tirana DC është thjesht një kompani e krijuar për pastrimin e parave, për ndërtimin e objekteve të ndryshme por me qëllim pastrimin e produkteve të veprave penale.
Kemi kërkuar bllokimin e shumës prej rreth 100 milionë euro mund të shkojë por fillimisht është 36 milion euro që ka kërkuar borxh Bashkia Tiranë deri kur të marrë kredinë. Ne do i shkojmë deri në fund dhe këtë e treguam edhe me 17 Maj, kur një pjesë e mirë ikën pasi nuk i rezistuan presionit të pushtetit.
Ne vazhduam dhe do e çojmë deri në Gjykatën e Strasburgut. Do të doja të sillja një vëmendje se me 3 qershor do përballemi në Gjykatën Kushtetuese me dy kërkesa të iniciuara nga Presidenti i Republikës, kërkesa të cilat lidhen e para gjykimin special dhe e dyta me VKM e transformimit të pronës. Ne jemi të bindur dhe të vendosur që betejën do ta çojmë deri në fund dhe jemi të sigurt që do korrim frytet e duhura."
Më tej shton se në SPAK ka dorëzuar 11 kallëzime, ndërsa thekson se të gjitha akuzat e dorëzuara I kanë të provuara.
Vetëm në SPAK ne kemi ngritur 11 kallëzime nga të cilat njëra ka kaluar me mos fillim. SPAK nëse do të bënte një hetim të plotë të gjithanshëm, mendoj se është guri që ndan nëse Reforma në drejtësi funksionon apo çdo gjë ka mbetur në letër apo çdo gjë është bërë me qëllimin kryesor që pushtetit gjyqësor të kapet nga pushteti ekzekutiv. Ne i kemi të provuara të gjitha akuzat tona. Kauza jonë ka vetëm një përfundim, ndërtimi i Teatrit të ri.


