Tensionohet takimi i “Brdo-Brijunit”/ Përplasen Osmani dhe Vuçiç për ndryshimin e kufijve
Ka nisur me konflikt samitit i Brdo-Brijuni në Slloveni, ku Presidentja e Kosovës dhe anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinë Shefik Gjaferoviq e ‘sulmuan’ presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Mediat serbe, bëjnë me dije se përplasja filloi pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativë në fillim për të miratuar disa konkluzione sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm, të cilat Vuçiç i kundërshtoi paraprakisht.
Osmani dhe Gjaveroviç, reaguan ashpër Vuçiçit, duke thënë se Beogradi po i risjellë platformat e vjetra për ndryshimin e kufijve.
Mësohet se Osmani ka këmbëngulur se i dokumenti i përbashkët, i cili duhet të miratohet, nuk përmend nocionin e shteteve dhe më pas sipas mediave serbe presidentja është shprehur e revoltuar ndaj Serbsisë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, me idenë e ndryshimit të kufijve.
Ndërkohë nga ana tjetër, Vuçiç i është përgjigjur se Serbia është në favor të parimit të pandryshueshmërisë së kufijve.
“Serbia gjithmonë ka mbështetur parimin e respektit për të mos ndryshuar kufijtë e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara. OKB është i vetmi organ në botë për të cilin mund të biem dakord dhe ne jemi të kënaqur me pjesën tjetër të tekstit dhe të tjerët kërkuan shumë më tepër,
" Ne nuk ramë dakord për çështjen e ndryshimit të kufijve. Serbia është në favor të parimit të pandryshueshmërisë së tyre, por disa prej tyre kujtuan në 2021 se kufijtë nuk duhet të ndryshohen. Serbia kërkon që ky parim të zbatohet gjithmonë në përputhje me statutet e Kombeve të Bashkuara. Pra, nuk duhet të ishin ndryshuar kufijtë as në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë. Ju nuk mund të interpretoni kufijtë ashtu si dëshironi ose siç dëshiron një pjesë. Ne qëndrojmë për respektimin parimor të gjitha parimeve të Kombeve të Bashkuara – tha Vuçiç.
Pasditen e sotme është duke u zhvilluar në Slloveni samiti i Brdo-Brijunit, i cili shënon edhe 10-vjetorin e kësaj nisme rajonale.
Në këtë takim marrin pjesë Presidentët e gjashtë vendeve të rajonit: Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, Stevo Pendarovski Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë dhe nga Bosnja e Hercegvoina, tre anëtarë të presidencës kolektive të këtij shteti, Shefik Xhaferoviç, Zheljko Komshiç dhe Millorad Dodik.


