"Krimi zgjedhor, prioritet i ditës", Çela nga Vlora: Prokuroritë të përfundojnë sa më shpejt hetimet

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela deklaroi nga Vlora, se krimi zgjedhor është prioritet i ditës, ndaj tha ai, i ka kërkuar  prokurorive të vendit që në kohë optimale të përfundojnë hetimet sa më shpejt.

"Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë në raport me disa prokurori të tjera ka një ngarkesë më të ulët sa i përket këtyre dy veprave, ka më pak kallëzime. Por në rëndësinë e tyre janë të gjitha vlerë. U kështë kërkuar prokurorëve në kohë optimale të përfundojnë këto hetime sa më shpejt".

Sa i përket pastrimit të parave, ai tha se mbetet një shqetësim real dhe konstant.

"E kemi në qendër të prokurorisë së Përgjithshme, qoftë përmes memorandumit të vitit të kaluar, por vëmendja ka qenë e përhershme gjatë gjithë vitit 2021. Për fat të keq shikojmë se ende ka probleme në komunikim institucional ndërmjet agjencive të ndryshme ligjzbatuese dhe administratës publike. Ka nevojë për një përgjegjshmëri më të lartë. Prokuroria duhet të marrë rol aktiv për të kordinuar aktivitetin mes tyre. Vend për të përmirësuar ka nga të gjithë agjencitë ligjzbatuese".

Sa i takon krimit të organizuar, me fokus në Elbasan por edhe Vlorë, ai pati këto komente.

"Fenomeni i krimit të organizuar patjetër që është në qendër të vëmnendjes së punës së prokurorisë së Elbasanit, të Vlorës dhe gjithë prokurorive të tjera. U është kërkuar vazhdimisht të kordinojnë punën me SPAK në çdo rast ku vihet re se ka element të krimit të organizuar. Patjetër që është e vështirë të hetohet krimi i organizuar dhe pastrimi i parave por me rëndësi është që prokuroritë të ndjejnë përgjegjësinë dhe të kenë fokusin e hetimit të këtyre veprave penale. Lufta e krimit ëshsë e përhershme.Duhet të jemi konseguent në mënyrën sesi ne ndërveprojmë dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe ka nevojë për perfeksionim dhe në këtë rast por aktualitet i ditës është krimi zgjedhor dhe pastrimi i produktit të veprës penale".