Vaksinim edhe në zonat e thella, Manastirliu: Sot presim 12.870 doza Pfizer

Kompania Pfizer do të dërgojë në Shqipëri edhe 12.870 vaksina anti-Covid. Ministrja Ogerta Manastirliu shprehet se tashmë gjithka është gati për të vazhduar me injektimin edhe në zona të thella.

Injektimi i dozave anti-Covid do të vijojë edhe në zonat e thella.

Ministrja, Ogerta Manastirliu, në inspektimin e rikonstruksionit të Qendrës Shëndetësore Synej në Kavajë ka theksuar se vaksinimi i popullsisë do të vazhdojë pa ndërprerje.

"Procesi i vaksinimit po vijon me ritme shumë të mira."

Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 738 mijë doza të vaksinave, prej tyre 84 mijë të kompanisë Pfizer.

"Sot presim sërish doza vaksine Pfizer, 12870 doza që do të shpërndahen në të gjithë territorin për të vijuar me vaksinimin dhe rivaksinimin."

Që nga nisja e fushatës së vaksinimit janë vaksinuar rreth 670 mijë qytetarë në të gjithë Shqipërinë, ndërsa dozën e dytë e kanë marrë rreth 210.000 qytetarë.