Në Berat e Gjirokastër, 130 raste të dyshimta për 25 prillin, KAS mblidhet të mërkurën

Edhe pse PS nuk e pranoi, pajisja e identifikimit vërteton që shqetësimi i PD për votim të dyfishtë në zgjedhjet e 25 prillit është i drejtë.

Nga kryqëzimi i të dhënave për dy qarqet, Gjirokastër dhe Berat rezultojnë 131 raste të dyshimta.

Pajisja teknologjike cilëson 74 votime të dyshimta në Gjirokastër, nga ku 2 raste i njëjti person është identifikuar në 2 QV të ndryshme, ndërsa 12 shenja gishtërinjsh janë përdorur si nënshkrim biometrik për identifikimin e 70 zgjedhësve.

Sa i përket Beratit, nga kryqëzimi i të dhënave janë evidentuar 57 raste të dyshimta.

Edhe në ketë qark janë identifikuar 2 raste ku i njëjti person është njohur nga pajisja në 2 QV të ndryshme.

Pas ankimimit të PD dhe LSI, KAS hapi këtë të hënë 24 kutitë e materialeve zgjedhore në Berat nga ku janë evidentuar probleme dhe mangësi të procesverbaleve, mungesa e raporteve të PEI, mospërputhje me nr e votuesve në një QV si dhe mungesë të listës së zgjedhësve.

Pasi KAS dhe partitë politike morën në zotërim procesverbalet e konstatuara nga hapja e kutive, u dakordësua që vendimi për Beratin të merret të mërkurën nëse kemi shkelje të mjaftueshme për t’u përsëritur zgjedhjet në këtë qark apo jo.

Opozita do të marrë të martën përgjigje nëse për qarkun e Gjirokastrës do të ripërsëriten zgjedhjet  apo do të qëndrojë në fuqi rezultati i 25 prillit.

Në Berat e Gjirokastër, 130 raste të dyshimta për 25